Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 15:17 | Bota

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më 8 shtator, raportoi media shtetërore, teksa ushtria izraelite tha se ka shënjestruar pozicione që i përkasin grupit Hezbollah, që mbështetet nga Irani.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se shtatë sulme ajrore goditën rajonin lindor të Hermelit.

Ushtria izraelite tha se ka goditur një sërë “caqesh që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah” në Luginën Beka, përfshirë atë që i përshkroi si kampe stërvitore që përdoren nga forca elitare e grupit, Radvan.

Ushtria izraelite tha se aktivitetet e Hezbollahut dhe depotë e armëve përbëjnë “shkelje flagrante” të marrëveshjes së arritur nëntorin e vitit të kaluar, që kishte për qëllim t’i jepte fund mbi një vit armiqësi mes Hezbollahut dhe Izraelit.

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në Liban, pavarësisht marrëveshjes.

Sulmet e 8 shtatorit vijnë pasi javën e kaluar Qeveria e Libanit tha se ushtria do të nisë zbatimin e planit për çarmatosjen e Hezbollahut – pa dhënë detaje të tjera rreth këtij plani. Hezbollahu e kundërshton planin për çaramatosje./ REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos