
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se megjithëse Irani ka "humbur disa komandantë, asgjë nuk ka ndryshuar në aftësinë tonë ushtarake".
"Kjo është pikërisht ajo që ndodhi herën e fundit", thotë ai, duke iu referuar sulmeve izraelite dhe amerikane në qershor të vitit të kaluar.
"Ata vranë disa nga komandantët tanë të lartë, por ata u zëvendësuan shumë shpejt dhe në më pak se 12 orë, ne ishim në gjendje të fillonim hakmarrjen. Këtë herë, ishte edhe më shpejt", theksoi Araghchi.
Një numër figurash të larta në regjimin iranian u vranë në sulmet e së shtunës, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, komandantin e Gardës Revolucionare Mohammad Pakpour dhe këshilltarin e sigurisë Ali Shamkhani.
Ministri i Jashtëm i Iranit tha se delegacionet iraniane dhe amerikane kishin zhvilluar "bisedime shumë të mira në Gjenevë" të enjten e kaluar, me një takim në Vjenë që pritej të zhvillohej të hënën.
“Por, ata që janë kundër paqes vendosën ta prishin atë takim", theksoi Araghchi. (A2 Televizion)