
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite thotë se ka rrëzuar katër dronë mbi një provincë lindore këtë mbrëmje, raporton A2CNN.
Ministria nuk raporton për viktima, por thotë se të katër dronët u “interceptuan dhe u shkatërruan”. Ndërkohë pak orë më parë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë me dije se kryen një vale sulmesh ajrore kundër infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në Bejrut.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve, e kontrolluar nga qeveria e Libanit, thotë se Izraeli ka nisur tre sulme ajrore mbi periferitë jugore të Bejrutit. (A2 Televizion)