Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i është përgjigjur fjalimit të presidentit Emmanuel Macron i cili paralajmëroi kërcënimin ndaj Evropës nga Moska.
Sipas mediave të huaja, duke iu drejtuar popullit të tij mbrëmë, Macron paralajmëroi: "Përtej Ukrainës, kërcënimi rus është real - ai prek vendet evropiane".
Ai ka ngritur gjithashtu mundësinë e zgjerimit të ombrellës bërthamore të Francës për të mbrojtur aleatët në Evropë.
Në përgjigje, Lavrov tha se retorika bërthamore e Macron ishte një kërcënim për Rusinë.
“Nëse ai na konsideron si kërcënim, thërret një takim të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, thotë se është e nevojshme të përdoren armë bërthamore, përgatitet të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë, ky është, natyrisht, një kërcënim”, citohet të ketë thënë Lavrov nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Kremlini e ka bërë të qartë tashmë kundërshtimin e tij të vendosur ndaj çdo pranie paqeruajtëse në Ukrainë, pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje, shkruan A2 CNN.
Lavrov ka përsëritur se Moska nuk sheh kompromis për këtë çështje, duke shtuar se do të shihte një forcë paqeruajtëse që vepron në Ukrainë si ekuivalente me forcat e NATO-s që veprojnë kundër Rusisë.
Franca dhe Britania e Madhe kanë thënë të dyja se do të ishin të gatshme të angazhoheshin në terren në Ukrainë për të ndihmuar në zbatimin e një marrëveshjeje paqeje. (A2 Televizion)