Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, protestuesit përleshen me policinë, akuza ndaj Erdogan

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 10:32 | Bota

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, një valë protestash masive shpërtheu në Turqi, veçanërisht në Ankara.

Qytetarë të shumë manifestuan për shumë orë kundër vendimit, duke e konsideruar një sulm politik ndaj opozitës.

Shumë prej tyre brohoritën thirrje anti-qeveritare, me policinë që përdori mënyra të ndryshme për të shpërndarë protestuesit.

Kjo bëri që mes tyre të zhvillohej dhe një përleshje fizike, gjë që solli ndalimin e disa manifestuesve.

Autoritetet e Turqisë arrestuan kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivalin kryesore të presidentit Erdogan, me akuzën për korrupsion dhe terrorizëm.

Partia kryesore opozitare e konsideroi këtë “një grusht shteti ndaj presidentit të ardhshëm të vendit”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos