Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi 10 dronë që po shkonin drejt Moskës

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 19:47 | Bota

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar sot 10 dronë që po shkonin drejt Moskës, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Sipas mediave të huaja, Ministria tha se nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës së Moskës (5 e mëngjesit-5 pasdite GMT), 50 dronë ukrainas u rrëzuan në rajonet e Moskës, Bryansk, Kaluga dhe Kursk, si dhe në Krime dhe mbi ujërat e Detit të Zi.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendet ku kanë rënë mbeturinat e dronëve që udhëtonin drejt kryeqytetit.

Sulmet synojnë infrastrukturën energjetike

Gjatë disa javëve të fundit ka pasur ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike dhe ngrohjes në disa pjesë të Ukrainës si pasojë e sulmeve ruse.

Ukraina ka goditur gjithashtu disa instalime të energjisë dhe ngrohjes në rajonet ukrainase të kontrolluara nga forcat ruse, si dhe në rajonet ruse fqinje me Ukrainën.

Por deri më tani Ukraina nuk ka arritur të shkaktojë dëme të mëdha në stacionet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes që i shërbejnë Moskës dhe rajonit përreth, shkruan A2 CNN.

Të dielën, Ukraina goditi termocentralin Shatura, 120 km në lindje të Moskës, duke i detyruar autoritetet të kalojnë në energji rezervë dhe të vendosin sisteme ngrohjeje mobile në qytetin me 33,000 banorë, ku temperaturat luhateshin rreth zeros.

Të hënën, guvernatori vendor tha se uzina kishte rifilluar punën, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos