Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 16:49 | Bota

Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi u bëri thirrje “të gjitha palëve” në konflikt që të “zvogëlojnë dallimet”.

Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe, shkruan A2 CNN.

Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë.

Kujtojmë se sëfundmi SHBA-të kanë paraqitur një plan paqeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, por ky plan ende nuk ka gjetur dakordësi mes palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos