Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin Fordow

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 16:22 | Bota

Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin

Pamjet satelitore të analizuara nga CNN tregojnë kratere të mëdha në kompleksin bërthamor të Fordow në Iran, duke zbuluar pasojat e lëna nga përdorimi i bombave të lëshuara nga SHBA. Sipas kompanisë Maxar, imazhet tregojnë gjashtë kratere të krijuara në dy zona të afërta përgjatë majës së malit që mbulon kompleksin e nëndheshëm.

Një zyrtar amerikan konfirmoi të dielën për CNN se Shtetet e Bashkuara përdorën avionët bombardues B-2 për të lëshuar me dhjetëra bomba, të krijuara për të depërtuar thellë nën tokë përpara se të shpërthejnë, shkruan A2 CNN.

Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin

Gjithashtu, në pamjet satelitore vërehet ndryshim i ndjeshëm në ngjyrën e terrenit rreth malit, duke treguar se një sipërfaqe e gjerë është mbuluar nga një shtresë hiri gri pas sulmit.

Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin

Nuk dihet ende niveli i dëmtimit të pjesës së nëndheshme të objektit bërthamor, për shkak të thellësisë dhe strukturës së tij të mbrojtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos