Kryeministrja italiane Georgia Meloni i bëri thirrje Gjykatës Europiane të Drejtësisë të martën, të mos kundërshtojë planin kyç të qeverisë së saj për të dërguar emigrantë në Shqipëri.
Gjykatësve europianë u është kërkuar të shqyrtojnë skemën nga gjykatat italiane, të cilat kanë zemëruar Melonin duke bllokuar transferimin e migrantëve në qendrat italiane të strehimit në Itali me pretendimin se diçka e tillë bie ndesh me ligjin e BE.
Duke folur në dhomën e ulët të parlamentit në prag të një samiti të liderëve të bllokut, Meloni deklaroi se nevojitej qartësi mbi çështjen që siç tha, i është nënshtruar masave juridike me shije ideologjike.
Nëse gjykata Europiane e Drejtësisë do të konfirmonte këto masa, do të rrezikonte komprometimin e politikave të riatdhesimit të të gjitha shteteve anëtare, të paktën deri sa të miratohen rregullat e reja të bllokut për azilin në 2026. Kjo është një perspektivë shqetësuese dhe e papranueshme që duhet të parandalohet me vendosmëri.
Sipas planit italian, vetëm të rriturit dhe burrat që nuk i përkasin kategorive të cenueshme nga vende që konsiderohen të sigurta, do të mund të dërgoheshin në qendrat e strehimit në Shqipëri dhe më pas të riatdhesoheshin me procedurë të përshpejtuar nëse kërkesat e tyre për azil refuzohen.
Skema ka nxitur interesin e vendeve të tjera europiane të cilat po kërkojnë mënyra për të reduktuar emigracionin e paautorizuar. Gjykatësit italianë kanë vënë në pikëpyetje marrëveshjen, me pretendimin se sipas një vendimi të gjykatës europiane, që nuk lidhet specifikisht me Italinë, asnjë vend origjine nuk mundtë konsiderohet i sigurt, nëse vetëm një pjesë e tij është e rrezikshme.
Një vendim i dytë nga gjykata europiane e drejtësisë do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes, por ai nuk pritet te vije shpejt. Italia ka ndalur dërgimin e emigrantëve në Shqipëri dhe qendrat e strehimit mbeten të zbrazura.
Megjithatë Meloni e përsërit vazhdimisht se ka besim që plani i saj do të funksionojë. (A2 Televizion)