Pas takimit me CEO-n e TikTok, Trump po mendon të shfuqizojë vendimin për bllokimin e platformës në SHBA

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 13:37 | Bota
Pas takimit me CEO-n e TikTok, Trump po mendon të shfuqizojë vendimin

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë sinjale se mund të rivlerësojë vendimin për të bllokuar platformën në territorin amerikan. Vendimi hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para ceremonisë së betimit të Trump, nëse kompania mëmë e TikTok nuk pranon t’ia shesë platformën një blerësi jo kinez.

Një burim për CNN tha se CEO i TikTok është takuar me Trump në Mar-a-Lago të hënën. Ndërsa tani, presidenti i zgjedhur po vlerëson median sociale se e ndihmoi që të rizgjidhej në detyrë.

Pavarësisht gjithçkaje, TikTok ka paditur vendimin e shtetit amerikan dhe i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos