Moti i keq “mbyll” ishullin turistik spanjoll

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 21:28 | Bota

Moti i keq “mbyll” ishullin turistik spanjoll

Një stuhi e fuqishme ka përmbytur resortet dhe rrugët e Lanzarotes në Spanjë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ishullin turistik. Pamjet tronditëse të realizuara nga turistët tregojnë ujin që përmbyt rrugët e banesat. Disa hotele janë lënë pa energji elektrike, dhe shërbimet në të gjithë ishullin janë prekur nga shirat e fortë, që një turist britanik e përshkroi si "Armagedon".

Një video e publikuar nga një turist në një hotel tregonte situatën e rëndë si pasojë e motit të keq.

Për shkak të shiut të rëndë, autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa turistët janë paralajmëruar për mot të keq edhe për ditët në vijim, me shi dhe stuhi të izoluara.

Moti ekstrem preku qytetin e Arrecifes dhe disa zona të tjera të ishullit, duke shkaktuar mbingarkesë në sistemet e kanalizimeve dhe një erë të rëndë nga ujërat e papërpunuara. Shërbimet e emergjencës janë angazhuar për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe evakuimin e njerëzve nga zonat e prekura.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos