Moti i keq në veri të Italisë, shkatërrohen 3 banesa, disa persona të zhdukur

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 17:12 | Bota

Moti i keq në veri të Italisë, shkatërrohen 3 banesa, disa

Vijon vala e motit të keq në veri të Italisë. Një rrëshqitje dheu shkaktoi shembjen e 3 banesave në rajonin e Friuli Venezia Giulia në zonën e Gorizia.

Një person u nxor i gjallë nga rrënojat, dhe dy të tjerë u shpallën të zhdukur, pas reshjeve të dendura që u regjistruan gjatë natës.

Dheu ra mbi Brazzano di Cormons, ku ndërhynë zjarrfikësit bashkë me vullnetarët e mbrojtjes civile. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Torre 300 persona u evakuan nga shtëpitë e tyre po në Gorizia, ndërsa shumë vetë u ngjitën nëpër çati për te shpëtuar.

Rajoni i Friuli Venezia Giulia u godit nga stuhi të fuqishme të cilat sollën përmbytje masive dhe disa rrëshqitje dheu, veçanërisht rreth provincave të Udine dhe Gorizia.

Zjarrfikësit u erdhën në ndihmë disa personave, teksa lumenjtë përmbytën rrugët. Ekipe të posaçme nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja u mobilizuan për të përforcuar njësitë lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos