MSH në Gaza: Rreth 37 mijë palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftimeve

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 13:43 | Bota

MSH në Gaza: Rreth 37 mijë palestinezë janë vrarë

Të paktën 37,372 palestinezë raportohet të jenë vrarë dhe 85,452 kanë mbetur të plagosur për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori. Këto janë të dhënat e fundit të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi.

The Guardian raporton se gazetarët e saj nuk kanë mundur që t’i verifikojnë shifrat në terren. Ndërkohë, raportohet gjithashtu se 17 palestinezë kanë humbur jetën pas sulmit të dyfishtë në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Teksa raportonte nga Gaza, gazetari i Al Jazeera-s, Hani Mahmoud u shpreh: “Gaza qendrore kaloi një tjetër natë të përgjakshme.”

Sipas tij, nga sulmi i parë mbetën të vrarë 10 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Pesë prej tyre ishin nga e njëjta familje. Një orë më pas, një sulm i dytë targetoi shtëpinë e një familjeje tjetër. Viktima mbetën prindërit, fëmijët dhe gjyshërit e tyre.

Al Jazeera e ka të ndaluar nga qeveria e Benjamin Netanyahu-t që të operojë në Izrael. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos