Më shumë se 1 mijë njerëz kanë humbur jetën në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitude 7.7 rihter, që është ndjerë edhe në vendet fqinje.
Në Bangkok të Tajlandës, përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar në atë që ka mbetur pas shëmbjes së një ndërtesë shumëkatëshe. Zyrtarët thonë se të paktën 15 të mbijetuar mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe 100 njerëz konsiderohen ende të pagjetur.
Një ekip shpëtimi në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Myanmarit, i thotë BBC se ekipet e shpëtimit nuk kanë mjetet e duhur për të gërmuar dhe po i largojnë rrënojat vetëm me duar.
Udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit kanë bërë një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare, me fqinjët e saj Kinën dhe Indinë ndër të parët që dërguan ndihmë.
Ndërkohë, bilanci duket se është i destinuar të rritet. Tërmeti i fuqishëm që tronditi Mianmarin mund të ketë shkaktuar më shumë se 10 mijë të vdekur.
Ky është vlerësimi i disa zyrtarëve amerikanë, siç raporton CNN. Vlerësimi është në përputhje me atë të ekspertëve që përdorin modele nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. (A2 Televizion)