Musk lajmëroi se do të tërhiqet nga qeveria e SHBA, Trump: Je i ftuar të qëndrosh sa të duash

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 19:08 | Bota

Musk lajmëroi se do të tërhiqet nga qeveria e SHBA, Trump: Je i

Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mlodhi kabinetin qeveritar, për të diskutuar mbi arritjet gjatë këtyre 100 ditëve, pas rikthimit të tij.

Sipas mediave të huaja, miku miliarder i Donald Trump, Elon Musk, duket se po e shijon këtë mbledhje të kabinetit.

Pronari i Tesla-s dhe SpaceX, i cili është pjesë e administratës Trump me rolin e tij qeveritar për uljen e shpenzimeve federale, mban një nga kapelat e Trump-it ku shkruhet "Gjiri i Amerikës", të cilën e shfaqi dje.

Sipas gazetarëve të grupit në dhomë, Musk në fakt ka veshur dy kapele, duke e vendosur kapelen e tij të re mbi kapelen DOGE (Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë).

"Populli amerikan votoi për kufij të sigurt, qytete të sigurta dhe shpenzime të arsyeshme, dhe kjo është ajo që ata kanë", tha Musk gjatë fjalës së tij, shkruan A2 CNN.

Musk, i cili ka njoftuar se do të tërhiqet nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë për t'u rikthyer në perandorinë e tij të biznesit, vazhdon të thotë se një "sasi e jashtëzakonshme" pune është arritur në 100 ditë të qeverisë.

Nga ana tjetër, Trump i thotë Muskut "je i ftuar të qëndrosh për aq kohë sa të duash", ndërsa bën shaka duke thënë se biznesmeni dëshiron "të kthehet në makinat e tij".

Kujtojmë se Musk zotëron prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla. Vlera e firmës ka rënë që nga lidhja e tij politike me Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos