
Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi shtetet anëtare të NATO-s se po bënin një gabim trashanik duke refuzuar të siguronin Ngushticën e Hormuzit gjatë luftës me Iranin.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin irlandez Micheál Martin, Trump tha se është informuar nga shumica e aleatëve të NATO se ata nuk duan të përfshihen në luftë, një konflikt që shumë prej tyre e konsiderojnë të paligjshëm.
Ndërsa Trump ka thënë se disa vende janë të gatshme të ndihmojnë në shoqërimin e anijeve përmes ngushticës, ai ende nuk i ka identifikuar publikisht ato. Në deklarata të tensionuara në nga zyra ovale, Trump këmbënguli se nuk kanë nevojë për asnjë ndihmë nga aleatët e NATO. “Por ata duhet të kishin qenë aty,” shtoi ai. Presidenti amerikan tha se hezitimi për të dërguar anije për pastrimin e minave në Gjirin Persik “nuk është ndonjë çështje e madhe”, por është “i padrejtë” ndaj SHBA-së. (A2 Televizion)