Navalny nuk dihet ku ndodhet, transferohet në një objekt të ri

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 15:34 | Bota

Navalny nuk dihet ku ndodhet, transferohet në një objekt të ri

Politikani rus i opozitës Aleksei Navalny nuk është më në objektin e burgut IK-6 Melekhovo dhe është transferuar në një vend tjetër, i cili ende nuk dihet.

Zëdhënësja e Alexey Navalny tha në mediat sociale se zyrtarët në burgun 6 Melekhovo i thanë avokatit të kundërshtarit rus se ai nuk është më në listat e qendrës së paraburgimit, por ata refuzojnë të thonë se ku është transferuar.

"Ata sapo dolën nga IK-6 Melekhovo dhe i thanë një avokati se i burgosuri Navalny nuk është më në listën e tyre të të burgosurve. Ata refuzojnë të thonë se ku është transferuar," tha zëdhënësja e shtypit e Navalny, Kyra Yarmysh në një postim në X.

Më herët gjatë ditës Yarmysh tha se Navalny është mbajtur i pakomunikuar për gati një javë, ndërsa avokatët e tij nuk janë lejuar të takohen me të në koloninë penale.

Pas një dënimi 19-vjeçar që iu dha në gusht për akuzat e "ekstremizmit" të konsideruara qartësisht të motivuara politikisht, Navalny pritet të transferohet në një burg të sigurisë maksimale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos