Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare simboli i televizionit italian Pippo Baudo.
Ai drejtoi trembëdhjetë Festivale Muzikore të Sanremos dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga "Canzonissima" te "Domenica in".
Lajmi, i mësuar nga burime pranë familjes, u konfirmua nga avokati i tij i hershëm dhe miku i ngushtë, Giorgio Assumma.
Shfaqja e tij e fundit publike ishte në festën e 90-vjetorit të ditëlindjes së Pierfrancesco Pingitore , ku ai buzëqeshi pavarësisht se ishte në një karrige me rrota, i përjetësuar në disa fotografi i rrethuar nga shumë miq.
Në shkurt të këtij viti, ai u shfaq në një foto në rrjetet sociale me Tullio Solenghi dhe Massimo Lopez . (A2 Televizion)