Në arrati me skuter, turisti gjerman kapet me artefaktin romak nga policia italiane

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 11:41 | Bota

Në arrati me skuter, turisti gjerman kapet me artefaktin romak nga policia

Policia italiane ka ndjekur një turist gjerman pasi e pa duke transportuar një artefakt të lashtë romak në një skuter elektrik të marrë me qira.

Oficerët arrestuan 24-vjeçarin të mërkurën në mbrëmje, pasi u pa duke zbritur me shpejtësi në rrugën historike Via Veneto pranë Ambasadës Amerikane me bazën prej mermeri prej 30 kilogramësh të një kolone të lashtë midis këmbëve.

Mbikëqyrësi arkeologjik i Romës e përshkroi artefaktin si me "interes historik".

Policia tha se turisti u kishte thënë atyre se e kishte marrë atë si “suvenir”, por nuk është e qartë nëse ai i kishte paguar dikujt për të.

Policia tha se burri nuk është ngritur një akuzën ndaj turistit gjerman, por është nën hetim për "pranim të mallrave kulturore të vjedhura".

Ekspertët arkeologjikë janë ende duke studiuar artefaktin për të përcaktuar se nga është marrë.

Sakaq, turistët që sillen keq kanë qenë prej kohësh problem për autoritetet italiane. Vitet e fundit, turistët janë arrestuar për shkak se kanë zbritur nëpër Shkallët Spanjolle me skuter elektrikë dhe një Maserati, ose sepse kanë gdhendur inicialet në Koloseun e Romës dhe kanë hipur me moped në rrënojat e lashta të Pompeit.

Në shkurt, një turist nga Zelanda e Re u gjobit për zhytje në Shatërvanin e Trevit.

Më herët këtë muaj, një turist amerikan iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente pasi ngeli varur në një majë kangjellash pasi u përpoq të ngjitej mbi një gardh që rrethon Koloseun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos