Banorët e Gazës mblidhen çdo ditë në vetëm pesë minuta kohë për të marrë ndihmat bazikë ushqimore. Pamjet tregojnë se palestinezët presin në radhë për të marrë një tas supe në qytetin e Gazës, duke tundur tenxhere bosh ndërsa prisnin të merrnin ushqim. Midis turmës ishte edhe 21-vjeçari Ghazi Alyan, një palestinez i zhvendosur nga Jabalia, për të cilin tha se duhej bërë më shumë për fëmijët e vegjël të uritur.
"Vij këtu që herët në mëngjes, vij këtu nga larg për të marrë një vakt nga kuzhina e të varfërve. Nuk dua të ha, por le të hanë fëmijët e vegjël. Kemi fëmijë, çfarë faji kanë fëmijët pesë ose gjashtë muajsh? Kemi një fëmijë katër muajsh, çfarë faji ka ai? Çfarë faji ka ai? Pothuajse po i përfundojmë dy vjet (luftë) dhe ata thonë se ka negociata, gjeste të mira dhe ndihmë. Nuk po shohim asgjë këtu në Rripin e Gazës. Po shohim uri, rrethim dhe shkatërrim. Po jetojmë këtu në shkatërrim. Njerëz, po ju kërkojmë që të na shikoni. Ju lutem, ashtu siç e zgjidhët Libanin, Iranin dhe të tjerët, ju lutem zgjidheni për ne, njerëzit në Gaza. Ne, populli i Gazës, po e paguajmë çmimin. Ne jemi viktimat", tha Ghazi Alyan, Palestinez i Zhvendosur nga Jabalia.
Një monitorues global i urisë tha se gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës përballen me urinë, duke shtuar se enklava palestineze përballet me një rrezik kritik të urisë me një rrezik të lartë që një e tillë të ndodhë deri në fund të shtatorit. Izraeli akuzon Hamasin se shkakton uri duke vjedhur ndihmën e destinuar për civilët. Hamasi i mohon këto akuza dhe nga ana tjetër e ka akuzuar Izraelin se përdor urinë si armë lufte, shkruan A2 CNN.
"Djali im është në spital, nuk kam mundësi t'i gjej diçka për të ngrënë. Djali im është në spital, një fëmijë i vogël si ai është i tronditur dhe nuk gjen dot diçka për të ngrënë. Po ju them, për shkak të mungesës së ushqimit, nuk mund t'i dërgoj asgjë për të ngrënë”, u shpreh Abou Khater, nënë palestineze.
Zyra e të drejtave të njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të martën se kishte regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë javëve të fundit në pikat e ndihmës në Gaza të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli dhe konvoje të drejtuara nga grupe të tjera ndihmash, përfshirë OKB-në. (A2 Televizion)