Në rrezik dhe Gjiri i Hormuzit, bazat ushtarake dhe 40 mijë ushtarë amerikanë në Mesdhe në alarm

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 10:36 | Bota

Sulmi amerikan ndaj Iranit rrezikon t'i vërë në shënjestër të Teheranit më shumë se 40 mijë ushtarë amerikanë të stacionuar në bazat amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas ekspertëve, Republika Islamike do t'i përgjigjet ofensivës në tre nga centralet e saj bërthamore dhe trupat e Pentagonit në rajon janë më të ekspozuarit, shkruan A2 CNN.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e treta e naftës botërore dhe të cilën Irani tashmë ka kërcënuar ta mbyllë, është gjithashtu në rrezik të madh. Megjithëse një nga mundësitë është që Pasdarani mund ta minojë atë, duke e detyruar Marinën Amerikane të ndërmarrë një operacion të gjatë dhe të rrezikshëm për të hequr pajisjet.

“Çdo qytetar amerikan në rajon tani është një objektiv legjitim”, tha me zë të lartë televizioni shtetëror iranian. Gjithashtu frike ka edhe për ushtarët amerikane që lëvizin në Mesdhe, apo që janë stacionuar në vendet e NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos