Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në Filadelfia

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 07:04 | Bota

Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris

Kandidati republikan për President Donald Trump mbajti një tubim në kompleksin shumë-funksional “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, një aktivitet i rëndësishëm në një shtet që për herë të fundit ka mbështetur një president republikan në 1984.

Kundërshtarja e tij Nënpresidentja Kamala Harris ndodhej në Filadelfia, qyteti më i madh i Pensilvanisë dhe një bastion i demokratëve që ata duan ta fitojnë me patjetër.

Duke folur në Kishën e Dhembshurisë së Krishterë, Harris nuk e përmendi Trumpin me emër por tha se:

"Në këtë moment ne përballemi me një pyetje reale: Në çfarë lloj vendi duam të jetojmë?", tha ajo.

Në Manhatan të Nju Jorkut, zoti Trump mbështeti kandidatët lokalë për kongresin.

Trump, një personazh i famshëm i Nju Jorkut për dekada, përdori aktivitetin që mbahet në vendin ikonik, të njohur për ndeshjet e basketbollit të skuadrës së “Knicks-ve” dhe koncertet e Billy Joel, për të theksuar se pse republikanët duhet të fitojnë zgjedhjet.

Sondazhet tregojnë se Trump dhe Harris janë kokë më kokë në shtetet e fushëbetejës pak më shumë se një javë deri në ditën e zgjedhjeve, më 5 nëntor. Deri tani më shumë se 38 milionë vota janë hedhur në zgjedhjet paraprake. VOA (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos