Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje, raporton A2 CNN.
"Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve", tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X.
"Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë 'Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi' dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë".
Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir: "Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen".
Watch This >> pic.twitter.com/oD93pRpuC8
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) August 4, 2025
Netanyahu dhe Zamir kanë qenë në kundërshtim me mënyrën se si po zhvillohet lufta në Gaza, me tensione që kanë arritur kulmin të hënën, sipas një raporti në Radion e Ushtrisë Izraelite.
Njoftimi i Netanyahut vjen pas muajsh bisedimesh të dobëta në Katar midis Izraelit dhe Hamasit, teksa ndërmjetësuesit përpiqen të kapërcejnë pengesat nga të dyja palët dhe të arrijnë një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, ndërsa situata humanitare në Rrip përkeqësohet. (A2 Televizion)