Tmerr në Francë. Një burrë 32-vjeçar është gjetur i vdekur, me fyt të prerë dhe të zhveshur, pranë Amiens, në veri të vendit. Kështu raportuan burimet policore, të cituara nga Agence France Presse. Një alpinist bëri zbulimin makabër, në një zonë sportive në natyrë në Pont-de-Metz.
Vendndodhja e krimit ishte plotësisht e mbyllur për publikun dhe median. Trupi, u gjet me fyt të prerë, bark të hapur, zorrë të hequra dhe, mbi të gjitha i rregulluar në formë kryqi, konfirmoi për median kryebashkiaku i Pont-de-Metz, Loic Bulant.
Oficerët ishin "shumë të tronditur nga ajo që zbuluan viktima është me origjinë nga Amiens", raportuan burimet për mediat vendase.
Sipas kryebashkiakut, parku ku ndodhi tragjedia është zakonisht një vend i qetë, ku "fëmijët mund të luajnë, të kalojnë ditët e tyre dhe të bëjnë piknikë familjarë". Në Pont-de-Metz, "nuk kemi pasur kurrë probleme", konfirmoi banori Florian Hollemaert, 36 vjeç, i cili shëtiste në zonë me djalin e tij.
I tronditur nga ajo që ndodhi, ai thotë se nuk ka ndërmend të kthehet në atë zonë, të paktën "për një kohë". (A2 Televizion)