Vetëm një në gjashtë gjermanë do të merrnin armët për të mbrojtur vendin në luftë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 20:24 | Bota

Vetëm një në gjashtë gjermanë do të merrnin

Vetëm një në gjashtë gjermanë thonë se do të ishin të gatshëm të merrnin armët pa hezitim për të mbrojtur vendin e tyre nëse Gjermania do të përfshihej në një konflikt të armatosur, sipas një sondazhi të publikuar të dielën.

Në sondazhin e kryer nga Instituti Gjerman Forsa për grupin mediatik RND, 16% e mostrës thanë se "patjetër" do të shkonin në luftë, ndërsa 22% të tjerë thanë se "ndoshta" do ta bënin këtë.

Por një shumicë e qartë, 59% e të anketuarve, u përgjigjën "ndoshta" ose "patjetër" që jo. Ndër gratë në mostër, hezitimi rritet në 72%.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 1/4 e mostrës (27%) e konsiderojnë të mundur deri shumë të mundshme që Gjermania të sulmohet ushtarakisht brenda pesë viteve të ardhshme.

59% e të anketuarve besojnë gjithashtu se ekziston mundësia që Gjermania të duhet të mbrojë një shtet tjetër anëtar të NATO-s në pesë vitet e ardhshme.

Sondazhi u krye në një kampion prej 1,000 qytetarësh gjermanë nga 28 deri më 29 korrik dhe ka një diferencë gabimi statistikor prej ±3%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos