Netanyahu akuzon kryebashkiakun Mamdani: Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 17:52 | Bota

Netanyahu akuzon kryebashkiakun Mamdani: Po mbështet Iranin, Hamasin dhe

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ripërsëritur kritikat e tij ndaj kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, i cili ka thënë se udhëheqësi izraelit mund të arrestohet për akuza për krime lufte nëse viziton qytetin.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​një urdhër arresti për Netanyahun në vitin 2024 për shkak të fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza. Mamdani ka thënë se administrata e tij do të kërkojë të zbatojë  urdhër-arresti nëse i paraqitet një mundësi për ta bërë këtë.

Gjatë një interviste në “Fox News” Netanyahu akuzoi kryebashkiakun se po mban anën e Iranit, të cilin e përshkroi si një armik të përbetuar si të Izraelit ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos