
Garda Revolucionare e Iranit ka raportuar vdekjen e shefit të inteligjencës në një sulm amerikano-izraelit. Majid Khademi, "kreu me ndikim dhe i arsimuar i inteligjencës për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike", u vra "në agim" në një sulm amerikano-izraelit, njoftoi Garda Revolucionare në Telegram.
Duke përdorur terminologjinë e Teheranit për Izraelin dhe SHBA-në, Garda Revolucionare e përshkroi sulmin si një "sulm terrorist kriminal nga armiku amerikano-sionist". Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ishte informuar nga Shefi i Shtabit se ushtria izraelite e kishte "eliminuar" Hademin.
Ai deklaroi se Hademi ishte përgjegjëse drejtpërdrejt për sulmet vdekjeprurëse me raketa ndaj civilëve izraelitë. "Gardat Revolucionare po qëllojnë ndaj civilëve dhe ne po eliminojmë kokat e terroristëve", tha Katz, në një reagim të tijin. (A2 Televizion)