
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se lufta e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit po ecën mirë dhe se forcat amerikane mund të “shkatërrojnë” tërë vendin brenda një nate.
“Gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate,” tha Trump. “Dhe ajo natë mund të jetë natën e ardhshme.”
Ultimatumi i presidentit amerikan përfundon të martën dhe fjala e tij mbetet mjaft kërcënuese për shkak të mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore, gjë që presidenti nuk e ka përjashtuar asnjëherë në mënyrë kategorike.
Shkatërrimi i Iranit mund të jetë pjesë e retorikës politike të Trump, ose fare mirë mund të nënkuptojë përdorimin e kapaciteteve ushtarake bërthamore, që do të përbënte precedentin e tretë në histori, pas 81 viteve që nga goditja e qyteteve Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni nga ana e amerikanëve. (A2 Televizion)