
I pyetur nga gazetarët për kërcënimet e tij ndaj objekteve civile në Iran, Donald Trump tha se SHBA ka një plan për të shkatërruar të gjitha urat dhe termocentralet e vendit deri në mesnatën e së mërkurës, katër orë pas afatit që ai ka vendosur për arritjen e një marrëveshjeje për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit.
“Kemi një plan, për shkak të fuqisë së ushtrisë sonë, ku çdo urë në Iran do të shkatërrohet deri në orën 12 të natës nesër, ku çdo termocentral në Iran do të dalë jashtë funksioni, duke u djegur, shpërthyer dhe duke mos u përdorur më kurrë, dua të them shkatërrim i plotë, deri në orën 12,” tha Trump.
“Dhe kjo mund të ndodhë brenda një periudhe prej katër orësh nëse ne duam. Ne nuk duam që kjo të ndodhë,” shtoi ai.
Siç është raportuar, Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 sipas kohës lindore të SHBA-së të martën, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe do të përballet me “ferr”. (A2 Televizion)