“Një akt i madh budallallëku” Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos

Nga Rosalba Bejdo
20 Janar 2026, 14:56 | Bota

“Një akt i madh budallallëku” Trump sulmon Britaninë

Përveç Groenlandës, një tjetër ishull po bëhet mollë sherri mes Shteteve të bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Presidenti Donald Trump, e ka përshkruar marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar Ishujt Chagos Mauritiusit si një “akt të madh budallallëku”, raporton A2 CNN.

Reagimi vjen disa muaj pasi ai e kishte mbështetur këtë veprim. Mbretëria e Bashkuar e nënshkroi marrëveshjen prej 3.4 miliardë paundësh në maj, sipas së cilës do të ruante kontrollin mbi një bazë ushtarake britaniko-amerikane në ishullin më të madh, Diego Garcia, shkruan A2 CNN.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e kishte përshëndetur marrëveshjen si një “arritje monumentale”, por të martën Trump e quajti atë një “akt dobësie totale” dhe tha se ishte pjesë e një “liste shumë të gjatë arsyesh të sigurisë kombëtare” që qëndrojnë pas përpjekjeve të tij për të marrë Groenlandën, përcjell A2 CNN.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se ajo “nuk do të bënte kurrë kompromis për sigurinë tonë kombëtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos