Nju Jorku “vishet” për festë, ndez dritat pema gjigante e Rockefeller Center

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 13:15 | Bota

Nju Jorku “vishet” për festë, ndez dritat pema gjigante e

Pema e Krishtlindjeve në Rockefeller Center, një ikonë e sezonit festiv në Nju Jork, ndezi dritat mbrëmjen e së mërkurës, mes brohoritjeve dhe entuziazmit të mijëra njerëzve që u mblodhën atje për të shijuar momentin magjik.

Pema gjigante e këtij viti ndriçohet nga më shumë se 50,000 drita LED shumëngjyrëshe dhe në majë të saj ndodhet një yll Swarovski që peshon 408 kilogramë.

Ylli i muzikës country, Reba McEntire, drejtoi ceremoninë e transmetuar në NBC-së, duke zëvendësuar këngëtaren Kelly Clarkson, e  cila ka qenë prezantuese, vitet e fundit.

Siç e kërkon tradita një koncert pasoi ndezjen e dritave, ku ndër performuesit ishin Michael Bublé, Marc Anthony, Gwen Stefani dhe trupa e famshme e kërcimit Radio City Rockettes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos