Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 10:07 | Bota

Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron”

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë norvegjeze Kongsberg dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është një raketë kruzeri me rreze mbi 500 km, e dizajnuar për avionë të gjeneratës së pestë si F-35A, të cilët tashmë janë pjesë e Forcave Ajrore Norvegjeze.

Raketa JSM ka aftësi të larta goditjeje, është e padukshme për radarët, navigon me sisteme GPS dhe inerciale (INS), si dhe përdor kamerë infra të kuqe, duke qenë në gjendje të identifikojë dhe godasë objektiva si anije luftarake, sisteme radar dhe qendra komanduese, edhe në kushte me kundërshtim të fortë ajror.

Norvegjia është shteti i parë që e ka vënë në veprim këtë raketë në flotën e saj F-35A, të cilët janë vendosur tashmë në bazën ajrore Ørland. Lajmi u bë publik nga Forsvarsmateriel, agjencia norvegjeze e pajisjeve ushtarake.

Sipas gjeneralit të brigadës Jarle Nergård, kjo armë përfaqëson një epërsi të madhe në fushëbetejë: “Dikur, kjo aftësi i përkiste vetëm fuqive të mëdha. Sot, Norvegjia është në gjendje të godasë objektiva strategjikë pa ndihmën e aleatëve.”

Raketa JSM fluturon në lartësi shumë të ulët, ka lëvizshmëri të lartë në fazën përfundimtare të sulmit dhe është ndërtuar për të funksionuar edhe pa mbështetje nga GPS, duke përdorur njohjen automatike të objektivave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos