Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar një vështrim të rrallë brenda rezidencës së tij private në Kremlin, përmes një videoje të paprecedentë të publikuar nga mediat shtetërore ruse.
Në pamjet, ai shfaqet duke pritur gazetarin rus Pavel Zarubin dhe duke e ftuar në apartamentin e tij personal, të zbukuruar me pasqyra të arta, llambadarë luksozë dhe mobilie elegante.
Brenda apartamentit ndodhen një bibliotekë e mbuluar me dru të errët, një piano e bardhë, një kishë private shtëpiake dhe dhoma gjumi. Putini tha se kalon shpesh netët aty dhe zhvillon takime joformale me liderë ndërkombëtarë, si presidenti kinez Xi Jinping.
Ky zbulim vjen në kontrast të fortë me kushtet e vështira në të cilat ndodhen ushtarët rusë në Ukrainë.
Ndërkohë, media investiguese ka dokumentuar gjithashtu rinovimin e pallatit të Putinit në Gelendzhik, me vlerë mbi 1 miliard paund, duke e kthyer në një kompleks ultra-luksoz me altar fetar, kishë personale dhe ambiente të përshtatura për shijen e liderit rus. (A2 Televizion)