
NATO nuk ka në plan të vë në zbatim nenin 5 për mbrojtje të përbashkët, lidhur me rrëzimin e një rakete balistike që po i drejtohej Turqisë. Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mes shqetësimeve se aleanca mund të përfshihet në luftën kundër Iranit.
Edhe pse e cilësoi incidentin si serioz, Rutte tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se askush nuk po flet për aktivizim të nenit 5.
“Gjëja më e rëndësishme është se kundërshtarët tanë e kanë parë dje, se NATO është i fuqishëm dhe vigjilent”, ishin fjalët e tij.
Pavarësisht kritikave ndaj luftës së SHBA dhe izraelit, nga liderët e disa shteteve të NATO-s si Spanja dhe Turqia, Rute mbështeti operacionin. Ai tha se shumë aleatë përkrahin SHBA dhe Izraelin në sulmet kundër Iranit, pasi vendi ishte pranë kthimin në një kërcënim edhe për Europën. (A2 Televizion)