Nuk mjafton lufta, stuhia shkakton 9 viktima në Odesa

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 11:40 | Bota

Nuk mjafton lufta, stuhia shkakton 9 viktima në Odesa

Sikur të mos mjaftonte barra e rëndë e luftës së vazhdueshme me Rusinë, Ukraina po përballet tani me një tjetër krizë tragjike.

Përmbytje të paprecedenta kanë goditur qytetin jugor të Odessa-s, duke shkaktuar të paktën nëntë viktima, mes të cilëve një fëmijë.

Shumë lagje janë izoluar, ndërsa periferi të tëra kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas autoriteteve, mbi 24,000 persona janë aktualisht pa furnizim elektrik, ndërkohë që ekipet e emergjencës po punojnë pandërprerë për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të rikthyer normalitetin.

Meteorologët kanë paralajmëruar se reshjet mund të kalojnë 80 mm, një shifër që tejkalon çdo rekord të mëparshëm për zonën. Kushtet ekstreme atmosferike kanë paralizuar infrastrukturën, duke e bërë të pamundur lëvizjen në rrugët kryesore, ndërsa rreziqet për rrëshqitje dherat shtohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos