''Nuk po e ndalni dot gjenocidin!’’, Thunberg deportohet në Athinë bashke me aktivistët e tjerë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 22:20 | Bota

Aktivistja Greta Thunberg mbërriti në Greqi, e mirëpritur nga një turmë pro-palestinezë të hënën, pasi ajo dhe qindra aktivistë të tjerë të kapur nga Izraeli u deportuan pas përpjekjes për të çuar ndihma në Gaza.

Tel Avivi dëboi 171 aktivistë të hënën, përfshirë Thunberg, duke e çuar totalin e personave të deportuar në 341 nga 479 që u ndaluan në flotën që tentoi të thyente bllokadën në Gaza.

Në fjalën e saj për gazetarët në aeroportin e Athinës, Thunberg tha se ajo që po ndodhte në enklavën bregdetare ishte një gjenocid. 

“Sistemet tona ndërkombëtare po i tradhtojnë palestinezët. Ato nuk janë në gjendje të ndalojnë një prej krimeve më të rënda të luftës në histori”, tha suedezja.

Aktivistët u përpoqën të hynin në gaza për të çuar ndihma dhe për të tërhequr vëmendjen tek kriza humanitare që ka kapluar 2.2 milion banorët e rripit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos