OKB ngre alarmin: Ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza pas armëpushimit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 16:31 | Bota

OKB ngre alarmin: Ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ushtria izraelite "vazhdon të vrasë civilë" përreth vijave të ripozicionimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, thuhet se të paktën 15 palestinezë janë qëlluar dhe vrarë në zonat pranë trupave izraelite në Gaza.

Ushtria izraelite ende kontrollon rreth 53% të Gazës, pasi forcat e saj u rikthyen në vijën fillestare të tërheqjes, shkruan A2 CNN.

Dje, ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, ndërsa autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë palestinezë ishin vrarë nga zjarri izraelit në dy incidente të ndara.

IDF tha se hapi zjarr pasi të dyshuarit kaluan vijën e tërheqjes dhe iu afruan forcave në Rripin verior të Gazës, shkruan A2 CNN.

"Është e domosdoshme të sigurohet që armëpushimi të ruhet dhe të përparojë drejt rimëkëmbjes dhe realizimit të plotë të së drejtës së palestinezëve për vetëvendosje", tha Ajith Sunghay, kreu i këtij organi të OKB-së.

"Është po aq e domosdoshme të sigurohet që përpjekjet e rimëkëmbjes, duke përfshirë rivendosjen e rendit publik dhe jetës civile, të jenë në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut të palestinezëve nga ligji ndërkombëtar", shtoi ai më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos