Reuters: Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të rihapet për njerëzit nesër

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 16:18 | Bota

Reuters: Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të rihapet

Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit pritet të rihapet për njerëzit nesër, thanë dy burime për Reuters, megjithëse mbetet e paqartë nëse do të hapet për ndihma.

Sipas mediave të huaja, burimet shtuan se një mision i Bashkimit Evropian do të jetë i pranishëm në vendkalim.

Kjo lëvizje vjen pasi një zyrtar izraelit i sigurisë konfirmoi se vendkalimi kufitar Rafah nuk është i hapur sot.

Zyrtari tha se përgatitjet janë duke vazhduar për hapjen e tij vetëm për hyrjen dhe daljen e banorëve të Gazës, shkruan A2 CNN.

Dje, zyrtarët izraelitë thanë se pika e kalimit të Rafah do të mbetet e mbyllur dhe rrjedha e ndihmave në Gaza do të reduktohet pasi Hamasi nuk arriti të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve të vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos