Roja Bregdetare Greke shpëtoi rreth 540 emigrantë nga një anije peshkimi pranë ishullit më jugor të Evropës, Gavdos, të premten.
Ky është një nga grupet më të mëdha që kanë mbërritur në vend gjatë muajve të fundit. Emigrantët u gjetën gjatë një operacioni kërkimi , rreth 29 km larg Gavdosit, shkruan A2 CNN.
Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po dërgohen në një qendër të përkohshme në ishullin fqinj të Kretës, pasi mbërritën në portin e Agia Galinit, tha një zyrtar i Rojës Bregdetare. Ai shtoi se shumica e emigrantëve janë burra nga Bangladeshi, Egjipti dhe Pakistani.
Në një tjeter rast të enjten, agjencia kufitare e BE-së, Frontex, shpëtoi 65 burra dhe pesë gra nga dy varka emigrantësh në vështirësi pranë Gavdosit. (A2 Televizion)