
Normalisht, vetëm Kongresi Amerikan ka fuqinë për të shpallur luftë. Megjithatë, Sekretari amerikan I Shtetit, Marco Rubio zbuloi dje se Kongresi nuk ishte njoftuar para operacionit të së shtunës.
Në intervistën për NBC, ai këmbënguli se kapja e Nicolas Maduros “nuk ishte një veprim që kërkonte miratimin e Kongresit... sepse ky nuk ishte një pushtim”.
Ai e quajti operacionin "në funksion të zbatimit të ligjit për të kapur një trafikant droge të akuzuar".
“Ky nuk është një operacion i zgjeruar ushtarak”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.
"Ishte një operacion shumë delikat... dhe ishte një operacion që kërkonte që të gjitha këto kushte të ishin në vend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur", shtoi ai më tej. (A2 Televizion)