Lajme pozitive për sulmuesin, Ernest Muçi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

Nga Dea Kozma
20 Nëntor 2026, 12:10 | Futboll

Lajme pozitive për sulmuesin, Ernest Muçi lë pas dëmtimin

Sinjale pozitive për Ernest Muçin! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin që pësoi në sfidën ndaj Finlandës, i cili e detyroi të mungonte në ndeshjen e fundit të Shqipërisë kundër Bjellorusisë.

Pas rikthimit në Turqi, futbollisti iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në ambientet e Trabzonsporit, ku fatmirësisht u konstatua se dëmtimi nuk ishte serioz.

Muçi ka rifilluar tashmë stërvitjen me skuadrën turke, duke dhënë sinjalet e para pozitive për rikthimin në fushën e lojës.

Një lajm i rëndësishëm edhe për trajnerin Thomas Reis, pasi shqiptari është shndërruar në një prej elementëve të rëndësishëm të Trabzonsporit këtë sezon.

Megjithatë, aktivizimi i tij në sfidën e fundjavës ndaj Eyupsporit mbetet ende në pikëpyetje. Stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë me rikthimin e parakohshëm të futbollistit, duke vlerësuar edhe gjendjen e tij fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos