Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se vendi mund të mbështesë paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Robert Fico tha se ata ka të ngjarë ta mbështesin paketën nëse shihet që kërkesat e saj përfshihen në përfundimet e një samiti të udhëheqësve të bllokut këtë javë.
Ai foli përpara bisedimeve me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe tha "nëse i shohim përfundimet që kemi arritur, do t'i shqyrtoj përsëri sonte".
"Ndoshta do t'i them Merz-it se jemi dakord me paketën e 19-të të sanksioneve", shtoi ai, shkruan A2 CNN.
Këto sanksione pritet të shtojnë referenca më të hollësishme për çmimet e energjisë dhe sektorin e automobilave, dy nga gjërat për të cilat Fico ka këmbëngulur.
Kjo lëvizje vjen pasi Sllovakia vuri veton ndaj raundit të ri të sanksioneve kundër Rusisë javën e kaluar, me Austrinë që u bë gjithashtu një pengesë. (A2 Televizion)