Ukraina sulmon me dronë qytetet ruse, raportohet një i vdekur

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 08:52 | Bota

Ukraina sulmon me dronë qytetet ruse, raportohet një i vdekur

Moska konfirmon se ka rrëzuar 115 dronë ukrainas mbi territorin rus gjatë natës, një prej të cilëve vrau një civil në qytetin perëndimor të Bryansk.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës të cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass, dronët ukrainas u interceptuan mbi rajonet e Bryansk, Kursk dhe Belgorod, si dhe mbi Krime dhe Detin e Zi.

Guvernatori i Bryansk Alexander Bogomaz shkroi në Telegram se "regjimi i Kievit kreu një tjetër akt terrorist sonte" në kryeqytetin rajonal, duke vrarë "një civil" dhe plagosur "një grua".

Sulmi dëmtoi gjithashtu disa infrastrukturë civile, shtoi Bogomaz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos