Pamje dramatike, avioni përplaset në oqean në Florida. Shpëton pilotja

Nga Xhevahir Qardaku
24 Gusht 2026, 10:43 | Bota

Pamje dramatike, avioni përplaset në oqean në Florida.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Një avion i vogël bëri një ulje të detyruar në mes të oqeanit, në Boca Raton të Floridas.

Pilotja i mbijetoi përplasjes, pasi lëshoi në det avionin e vogël me dy motorë. Ajo tha se mjeti fluturues i përkiste familjes së saj dhe se kishte qenë rrugës për të marrë prindërit kur motorët shfaqën probleme.

Avioni ishte nisur nga Florida për në aeroportin e Bahamasit, shkruan A2.

Pilotja tha se për të kishte qenë më e sigurtë për ta ulur në det, në vend që të rrezikonte ndërtesa pranë bregut.

Ekipet e shpëtimit e nxorrën atë nga avioni, përpara se të fillonte të zhytej në oqean.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos