I armatosur pranë parcelës me 120 bimë narkotike, 30-vjeçari në Pukë i ikën policisë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 11:26 | Kronikë

I armatosur pranë parcelës me 120 bimë narkotike,

Policia e Pukës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u largua i armatosur në terren të vështirë.

Gjatë kontrollit në fshatin Kodërbojë, policia zbuloi një parcelë me 120 bimë të dyshuara narkotike. Sipas hetimeve, 30-vjeçari Klevis Lleshi, dyshohet se i kishte kultivuar dhe i ruante bimët i armatosur.

Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por 30-vjeçari i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë Pukë

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, pasi ishte i armatosur, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë 22.08.2026, konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos