Paralajmërimi i Erdogan: Larg duart nga Siria!

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 14:55 | Bota

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar fuqitë rajonale dhe botërore që të mos ndërhyjnë në Siri, duke konfirmuar edhe një herë rolin e protagonistit të marrë atje që pas rënies së Bashar Al-Assad.

“Të gjitha shtetet duhet të mbajnë larg duart nga Siria. Bashkë me vëllezërit tanë sirianë, kemi kapacitetet për t’i shtypur të gjithë organizatat terroriste në vend, përfshi YPG (kurdët) dhe Shtetin Islamik në fare pak kohë”, tha Erdogan në një fjalim në parlamentin turk.

Sipas tij, YPG është kërcënimi kryesor në Siri momentalisht, pasi organizata kurde ka nën kontroll një të tretën e territorit sirian. “Nëse YPG nuk dorëzon armët, nuk do të mund t’i shpëtojë fundit të pashmangshëm”, shtoi Erdogan.

“Nëse organizata do të bëjë një vesh shurdh ndaj kësaj thirrjeje dhe grupet e lidhura me të nuk do të zmbrapsen, atëherë do ta realizojmë me metoda të tjerë objektivin tonë për një Turqi pa terrorizëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos