Paralajmërimi i Trump për Iranin: Po ndërton raketa që shumë shpejt do të arrijnë SHBA

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 12:30 | Bota

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Po ndërton raketa që

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi gjatë fjalimit të tij vjetor për State of the Union, të martën në mbrëmje se Teherani po punon për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, që në të ardhmen mund të arrijnë deri në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kanë zhvilluar tashmë raketa që mund të kërcënojnë Europën dhe bazat tona jashtë vendit, dhe po punojnë për të ndërtuar raketa që shumë shpejt do të arrijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti gjatë fjalimit, shkruan A2 CNN. Deklaratat vijnë në prag të negociatave të ardhshme mes Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë lidhur me programin bërthamor të Iran dhe shqetësimet për zgjerimin e arsenalit raketor të vendit.

“Ata u paralajmëruan të mos bëjnë asnjë përpjekje për të rindërtuar programin e tyre të armëve, veçanërisht armët bërthamore,” tha Trump, duke shtuar: “Megjithatë ata vazhdojnë ta nisin përsëri dhe në këtë moment po ndjekin ambiciet e tyre të liga”.

Trump premtoi se Republika Islamike nuk do të lejohet të sigurojë armë bërthamore, një moment që shkaktoi reagim në sallë, me ligjvënës nga të dyja partitë që u ngritën në këmbë. Presidenti theksoi se SHBA mbetet e gatshme të veprojë nëse është e nevojshme.

Prej javësh, Trump ka përmendur një grumbullim të madh forcash detare amerikane pranë Iranit, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe disa anije luftarake të vendosura në rajon. “Ne jemi në negociata me ta. Ata duan të bëjnë një marrëveshje, por nuk kemi dëgjuar ende ato fjalët sekrete: ‘ne nuk do të kemi kurrë armë bërthamore’”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos