Mbreti Charles paralajmëroi nevojën që demokracitë si Britania e Madhe dhe Italia të qëndrojnë së bashku në këto kohë kaq të trazuara, pasi ai u bë monarku i parë britanik që iu drejtua të dy dhomave të Parlamentit italian.
Mbreti u prit me ovacione nga parlamentarët në Romë, teksa mbajti një fjalim në ditën e tretë të vizitës së tij shtetërore në Itali.
Fjalimi i Mbretit drejtuar ligjvënësve italianë në Palazzo Montecitorio, ishte një thirrje për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe nevojën për të përforcuar partneritetin ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.
“Ne jemi të dy vende europiane”, tha ai, duke qëndruar përpara flamurit italian dhe atij të Bashkimit Europian.
Duke mbajtur një pjesë të fjalimit në italisht, ai foli për historinë e gjatë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë dhe kulturën e përbashkët. Mbreti i tha Parlamentit se donte të forconte lidhjet me Italinë, një "vend i dashur për zemrën e tij". (A2 Televizion)