Pas sulmit reagon Ajatollahu Ali Khamenei: Izraeli do të ndëshkohet ashpër!

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 05:25 | Bota
Pas sulmit reagon Ajatollahu Ali Khamenei: Izraeli do të ndëshkohet

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Izraeli do të përballet me një ndëshkim të ashpër pas sulmit që ndërmori ndaj Iranit në orët e para të së premtes.

Khamenei konfirmoi se disa komandantë dhe shkencëtarë iranianë u vranë gjatë sulmeve dhe paralajmëroi se Izraeli “ka përgatitur një fat të hidhur për veten.”

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

Izraeli ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit në agimin e së premtes, duke rrezikuar një konflikt rajonal më të gjerë në Lindjen e Mesme, shkruan A2CNN.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA nuk ka qenë e përfshirë në këto sulme dhe se Izraeli e konsideroi veprimin si të nevojshëm për vetëmbrojtje.

SHBA tërhoqi personelin jo-thelbësor nga disa zona në Lindjen e Mesme për shkak të tensioneve në rritje.

Para nisjes së sulmit, OKB-ja miratoi një rezolutë që e shpall Iranin në shkelje të marrëveshjeve për mos-përhapjen e armëve bërthamore, raporton A2.

Irani u kundërpërgjigj duke hapur një qendër të re për pasurimin e uraniumit, duke e konsideruar një hap të domosdoshëm.

Presidenti Trump paralajmëroi se një përplasje masive në Lindjen e Mesme mund të ndodhë së shpejti.

Sulmet izraelite prekën dhjetëra objektiva në Iran, duke përfshirë objekte bërthamore dhe raketore me rreze të gjatë.

Një burim ushtarak izraelit deklaroi se ky nuk është një sulm njëditor, duke nënkuptuar se operacioni do të vazhdojë.

Bisedimet e planifikuara mes Iranit dhe SHBA në Oman për programin bërthamor janë tani në pikëpyetje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos