Pavarësisht tarifave amerikane, Kina raporton suficit tregtar rekord prej mbi 1 trilion dollarësh

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 14:20 | Bota

Pavarësisht tarifave amerikane, Kina raporton suficit tregtar rekord prej

Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1,189 trilionë dollarësh për vitin 2025, duke thyer për herë të parë kufirin e 1 trilion dollarëve, pavarësisht tarifave të larta të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. Të dhënat e publikuara nga doganat kineze tregojnë se eksportet kanë vijuar rritjen e fort, ndërsa ekonomia përballet me një krizë të zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe kërkesë të dobët të brendshme.

Eksportet u rritën me 6,6% në dhjetor krahasuar me një vit më parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve, ndërsa importet u rritën me 5,7%, përcjell A2 CNN. Zyrtarët kinezë theksuan se diversifikimi i partnerëve tregtarë, sidomos drejt Azisë Juglindore, Afrikës dhe Amerikës Latine, ka forcuar aftësinë e vendit për t’i rezistuar tensioneve tregtare me SHBA-në.

Megjithatë, suficiti rekord po ngjall shqetësime në ekonomitë e tjera, të cilat druhen nga mbingarkesa industriale e Kinës dhe varësia e tepruar nga produktet kineze. Industria automobilistike kineze shënoi një rritje të fortë të eksporteve, veçanërisht në automjetet elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos